Ekonomi

Turqi, në tetor inflacioni bie në 8.55 për qind

Inflacioni vjetor shënoi rënie për 0.71 përqindje në tetor, nga 9.26 për qind sa ishte në shtator, tha Instituti i Statistikave Turke (TurkStat)

Gökhan Ergöçün  | 04.11.2019 - Përdıtësım : 06.11.2019
Turqi, në tetor inflacioni bie në 8.55 për qind

Stamboll

Turqia pati një rritje vjetore prej 8.55 për qind të çmimeve të konsumit në tetor, tregojnë shifrat zyrtare të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).

Inflacioni vjetor shënoi rënie për 0.71 përqindje në tetor, nga 9.26 për qind sa ishte në shtator, tha Instituti i Statistikave Turke (TurkStat).

TurkStat tha se rritja më e lartë vjetore e çmimeve është regjistruar në pijet alkoolike dhe duhanin me 43.60 për qind në muajin e fundit.

"Të ndjekur nga shëndeti me 14.24 për qind, arsimi me 14.20 për qind, hotelet, kafenetë dhe restorantet me 13.71 për qind dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme me 13.43 për qind, këto janë disa nga grupet kryesore ku realizohen rritje të larta vjetore", thuhet më tej.

Javën e kaluar, një studim i Anadolu Agency tregoi se një grup prej 14 ekonomistësh kishin pritur një rritje mesatare vjetore prej 8.41 për qind të çmimeve të konsumit në tetor.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın