Aysu Biçer
15 Tetor 2020•Përditësim: 15 Tetor 2020
Borxhet e papaguara afatshkurtra dhe afatgjata të sektorit privat në Turqi ranë gushtin e kaluar, njoftoi sot Banka Qendrore Turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreditë afatshkurtra të sektorit privat jashtë shtetit, duke përjashtuar kreditë tregtare, ishin 8.4 miliardë dollarë në gusht, më të ulta për 333 milionë dollarë krahasuar me fundin e vitit 2019.
Detyrimet e institucioneve financiare ishin 83.2 për qind e të gjitha kredive afatshkurtra.
Pjesa kryesore e kredisë afatshkurtër, 42.8 për qind ishte në dollarë amerikanë ndërsa pjesa tjetër ishte në euro (38.7 për qind), lira turke (16.1 për qind) dhe monedha të tjera (2.4 për qind).
Përsa i përket kredive afatgjata, kreditë e jashtme të sektorit privat arritën në 162.2 miliardë dollarë në gusht, me 16.9 miliardë dollarë në fund të vitit 2019.
Detyrimet e institucioneve jofinanciare përbënin 56.4 për qind të kredive të jashtme afatgjata.
Shumica e kredive afatgjata, 62 për qind ishin në dollarë amerikanë të ndjekura nga euro dhe lira turke, 34.2 për qind, përkatësisht 2.2 për qind.
Në bazë të mbushjes së afatit të mbetur në fund të gushtit, gjithsej kreditë e papaguara të sektorit privat të marra nga jashtë arritën në 42.1 miliardë dollarë të ripagimeve kryesore gjatë 12 muajve të ardhshëm, njoftoi banka.