Ekonomi

Turqi, bien ndjeshëm importet e gazit natyror nga Irani

Importi i gazit natyror nga Irani në Turqi vitin e kaluar shënoi rënie me 31.2 për qind krahasuar me vitin paraprak në 5.3 miliardë metra kub

Nuran Erkul Kaya, Firdevs Yüksel  | 26.02.2021 - Përdıtësım : 26.02.2021
Turqi, bien ndjeshëm importet e gazit natyror nga Irani

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Importet e gazit natyror të Turqisë në vitin 2020 u rritën me afërsisht 6.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe u rritën në 48.1 miliardë metra kub, ndërsa tërhoqi vëmendje rënia prej 31.2 për qind e importeve nga Irani, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga AA, nga të dhënat e Tregut të Energjisë, importi i gazit natyror nga Irani në Turqi vitin e kaluar shënoi rënie me 31.2 për qind krahasuar me vitin paraprak në 5.3 miliardë metra kub.

Në mars të vitit të kaluar për shkak të një shpërthimi në tubacionin e gazit natyror Turqi-Iran importet e gazit natyror ranë pothuajse deri në zero. Gjithashtu importet ranë edhe për shkak të vonimit gjatë riparimit të tubacionit si pasojë e masave të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Gjatë periudhës në fjalë, gazi natyror u ble nga Rusia me afërsisht 16.2 miliardë metra kub. Sasia e gazit që vjen nga Rusia u rrit me 6.4 për qind vitin e kaluar krahasuar me vitin paraprak.

Ky vend u pasua nga Azerbajxhani me 11.5 miliardë metra kub ndërsa në këtë periudhë importet nga Azerbajxhani u rritën me 20.5 për qind.

Ndërkohë, importet totale të gazit natyror të Turqisë u rritën me 6.5 për qind në 48.1 miliardë metra kub gjatë së njëjtës periudhë.

Rriten importet e LNG-së nga SHBA-ja dhe Katari

Kontratat afatgjata të gazit të lëngshëm natyror (LNG) të Turqisë me sasinë e gazit të importuar nga Algjeria në këtë periudhë u ulën me 1.8 për qind ndërsa me përqindjen prej 5.6 miliardë metra kub Algjeria u bë vendi nga i cili merrej më së shumti LNG-ja.

LNG-ja e importuar nga Katari vitin e kaluar u rrit me 32.1 për qind krahasuar me vitin paraprak duke arritur në 3.2 miliardë metra kub.

Sasia e LNG-së nga SHBA u rrit me 144 për qind në këtë periudhë dhe arriti në 3 miliardë metra kub.

Nga ana tjetër, sasia e gazit të marrë nga Nigeria, ku LNG-ja u ble përmes kontratave afatgjata, u ul me 22.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe u ul në 1.9 miliardë metra kub.

Pjesa e mbetur e importeve të LNG-së është bërë nga vende të ndryshme si Norvegjia, Franca, Spanja dhe Kameruni.

Konsumi i gazit natyror u rrit me 6.9 për qind.

Konsumi i gazit natyror të Turqisë vitin e kaluar u rrit me 6.9 për qind krahasuar me vitin paraprak në 47 miliardë e 987 milionë metra kub.

Gazi i konsumuar në banesa në këtë periudhë u rrit me afërsisht 8.7 për qind dhe arriti në 14.6 miliardë metra kub.

Sasia e gazit natyror të përdorur nga impiantet e gjenerimit të energjisë u rrit me 23.5 për qind dhe arriti në 12.6 miliardë metra kub.

Termocentralet e gazit natyror filluan të kishin një pjesë më të madhe në prodhimin e energjisë elektrike për shkak të thatësirës në muajt e fundit të vitit të kaluar. Rritja e konsumit të gazit natyror nga termocentralet ka qenë faktori kryesor i rritjes së importeve totale të gazit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın