Tuba Şahin
17 Mars 2021•Përditësim: 18 Mars 2021
Tregu i automjeteve të pasagjerëve në Bashkimin Evropian u tkurr me 19.3 për qind në shkurt krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, i nxitur nga masat për parandalimin e koronavirusit dhe presioni i pasigurisë mbi kërkesën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i regjistrimeve të automjeteve të reja në bllokun prej 27 anëtarësh qëndroi në 771.486, duke arritur numrin më të ulët të regjistrimeve në shkurt që nga viti 2013, njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
Të katër tregjet kryesore të BE-së regjistruan humbje muajin e kaluar, ku Italia shënoi rënien më të vogël me 12.3 për qind, Gjermania (19.0 për qind), Franca (20.9 për qind) dhe Spanja (38.4 për qind) përballen me rëniet më të larta.
Suedia dhe Irlanda ishin vendet e vetmet që regjistruan rritje gjatë të njëjtës periudhë.
BE-ja është tregu kryesor i eksportit të automjeteve për Turqinë, ku operojnë prodhuesit kryesorë ndërkombëtarë të automjeteve si: Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota.
Në periudhën janar-shkurt, tregu i automjeteve të pasagjerëve në BE u tkurr me 21.7 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm, në 1.5 milionë.