Tuba Şahin
18 Shtator 2019•Përditësim: 19 Shtator 2019
Tregu i automjeteve të pasagjerëve në Bashkimin Evropian është tkurrur me 3.2 për qind në periudhën janar-gusht në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Regjistrimet e automjeteve në të gjithë bllokun prej 28 anëtarësh qëndronin në 10.5 milionë në tetë muajt e parë të këtij viti, bëri të ditur sot Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
Raporti nënvizon se Gjermania shënoi një rritje të vogël prej 0.9 për qind, ndërsa tregjet tjera të mëdha të automjeteve në BE regjistruan rënie të kërkesave.
BE-ja është tregu kryesor i eksportit të automjeteve për Turqinë, ku veprojnë prodhuesit kryesorë ndërkombëtarë - përfshirë Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota.
Sipas të dhënave të Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve të Turqisë (OSD), tregu i vendit të automjeteve u tkurr me 44 për qind në 193.320 në periudhën janar-gusht.
Eksportet e automjeteve të vendit u prekën gjithashtu nga tkurrja në tregun e BE-së, duke rënë me 6 për qind në bazë vjetore, tha kreu i OSD-së javën e kaluar.