Ekonomi

Furnizimi saudit i naftës kthehet në nivelin para sulmeve ndaj Aramco-s

Ministri saudit i Energjisë tha se brenda këtij muaji do të përmbushen të gjitha kërkesat e furnizimit duke bërë tërheqje nga depot

Ali Semerci  | 18.09.2019 - Përdıtësım : 19.09.2019
Furnizimi saudit i naftës kthehet në nivelin para sulmeve ndaj Aramco-s

Xhide

Furnizimi i naftës në Arabinë Saudite është kthyer në nivelin para sulmeve ndaj fabrikave të kompanisë shtetërore Saudi Aramco, njoftoi ministri i Energjisë i vendit, Abdulaziz bin Salman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Xhide, ministri saudit tha se brenda këtij muaji do të përmbushen të gjitha kërkesat e furnizimit duke bërë tërheqje nga depot.

Bin Salman tha se prodhimi ditor i naftës në fund të këtij muaji do të arrijë në 11 milionë fuçi, kurse në fund të nëntorit në 12 milionë fuçi.

Ai njoftoi se sulmet e së shtunës kanë ulur për rreth 50 për qind apo për 5,7 milionë fuçi prodhimin ditor të Aramco-s, ndërsa kanë penguar po ashtu prodhimin e afër 2 miliardë metrave kub të gazit natyror.

Ministri bin Salman tha se eksportet e naftës së vendit të tij do të mbeten të pandryshuara këtë muaj dhe se të ardhurat ekonomike do të ngelin të qëndrueshme në raport me muajt e kaluar.

Ndërkaq, duke folur në konferencë, kryetari i bordit drejtues të Aramco-s, Yasir al-Rumayyan, tha se furnizimi publik i Aramco-s nuk do të shtyhet për shkak të sulmeve.

Rumayyan theksoi se furnizimi do të bëhet me kohë në 12 muajt e ardhshëm, në varësi të situatës së tregut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın