Ekonomi

BE, kërkesa për automjete rritet me 6.1 për qind

Në periudhën tetë mujore 10.8 milionë automjete të reja janë regjistruar në 28 vende të BE-së, thonë nga ACEA

Muhammed Ali Gürtaş  | 19.09.2018 - Përdıtësım : 19.09.2018
BE, kërkesa për automjete rritet me 6.1 për qind

Bruksel

BRUKSEL (AA) – Kërkesa për automjete të reja në tetë muajt e parë të këtij viti në Evropë është rritur me 6.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në periudhën tetë mujore 10.8 milionë automjete të reja janë regjistruar në 28 vende të BE-së, thonë nga ACEA.

Në tregjet më të mëdha, rritje është regjistruar në Spanjë (14.6 për qind), Francë (8.9) dhe Gjermani (6.4), ndërsa rënia në Itali (0.1) dhe Britani të Madhe (4.2).

Pjesa më e madhe e shitjeve të automjeteve të pasagjerëve në tregun e BE-së prej 25.1 për qind u regjistrua nga VW Group me markat e saj Volkswagen, Audi, Porsche, Seat, Shkoda. Në vijim është grupi PSA (Peugeot, Citroen dhe Opel) me 15.9 për qind dhe Grupi Renault (Renault, Nissan, Dacia) me 10.9.

Gjatë vitit 2017 në BE janë shitur më shumë se 15 milionë automjete që është për 3.4 për qind në raport me vitin 2016.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın