Riyaz Ul Khaliq
17 Mars 2021•Përditësim: 17 Mars 2021
Kina mblodhi 46 miliardë dollarë në vitin 2020 nga gjobat për shkeljet në trafik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Meritë për zbulimin e shkeljeve të trafikut në vendin e 1,4 miliardë njerëzve i takon një rrjeti të madh të kamerave të instaluara në autostrada, raportoi e përditshmja kineze "Global Times".
Gjobat nga shkeljet në trafik arritën në 300 miliardë juanë (46,11 miliardë dollarë) në vitin 2020, ekuivalente sikur çdo automjet të ishte gjobitur me mbi 1.000 juanë (153 dollarë) mesatarisht, thuhet në raport.
Ndërkohë, kryeqyteti Pekin regjistroi numrin më të lartë të fluturimeve që hyjnë dhe dalin nga aeroportet e tij të martën pa test të acidit nukleik.
Të paktën 1.669 fluturime ateruan dhe fluturuan nga Pekini, duke shënuar rekordin e ri më të lartë në vitin 2021.
Deri tani, të gjithë ata që hynin në Pekin nga zonat e brendshme me rrezik të ulët përmes fluturimeve ishin të detyruar të tregonin rezultat negativ të testit të acidit nukleik brenda shtatë ditësh. Hapi u ndërmor për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) në vend.
Kina ka raportuar gjithsej 90.066 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 4.636 vdekje, që nga rastet e para që u raportuan në qytetin Wuhan në dhjetor të vitit 2019.