Ekonomi

Spanja shqyrton rritjen e taksave për të pasurit

"Sot jemi duke përuruar një epokë të re që lë prapa rrugën neoliberale", tha Pablo Iglesias, zëvendëskryeministri i Spanjës

Ekip  | 27.10.2020 - Përdıtësım : 27.10.2020
Spanja shqyrton rritjen e taksave për të pasurit

Oviedo

Qeveria e Spanjës prezantoi buxhetin e saj për vitin 2021 të martën, që përfshin rritjen e taksave për më të pasurit e vendit për të ndihmuar në financimin e shpenzimeve historike, raporton Anadolu Agency (AA).

"Sot jemi duke përuruar një epokë të re që lë prapa rrugën neoliberale", tha Pablo Iglesias, zëvendëskryeministri i Spanjës dhe udhëheqësi i partnerit të koalicionit, Podemos, i cili prezantoi buxhetin së bashku me kryeministrin Pedro Sanchez.

Buxheti synon të rrisë taksat për ata që fitojnë më shumë se 300 mijë euro (354 mijë dollarë) në vit dhe banorët me pasuri prej më shumë se 10 milionë euro (11,8 milionë dollarë).

Gazeta "El Pais" tha se vetëm 0,5 për qind e popullsisë fiton më shumë se 100 mijë euro në vit, kështu që taksat do të preknin vetëm një pakicë shumë të vogël.

Disa korporata të mëdha gjithashtu mund të duhet të paguajnë më shumë, ndërsa taksat e fitimeve të kapitalit mbi 200 mijë euro (236 mijë dollarë) është vendosur të rriten.

Paratë e gjeneruara, plus një shumë e madhe nga Bashkimi Evropian, do të ndihmonin në financimin e një rritje rekord të shpenzimeve, tha Sanchez.

Nëse buxheti kalon, qeveria do të investojë 239 miliardë euro (282 miliardë dollarë) në arsim, infrastrukturë, kujdes shëndetësor, programe sociale, kërkime shkencore, energji të gjelbër, kujdes për të moshuarit dhe programe sociale.

Iglesias tha se vendi dëshiron të shkojë më shumë drejt një modeli nordik të kujdesit për të moshuarit, i cili favorizon jetën në shtëpi sesa azilet e pleqve.

Punonjësit e shëndetit publik dhe pensionistët gjithashtu do të shohin të ardhurat e tyre të rriten me 0,9 për qind, kurse ndryshime të mëdha mund të rezervohen për sektorin e pasurive të patundshme.

"Spanja do të ketë një ligj mbi strehimin me shkallën më të madhe të ndërhyrjes publike në tregun e qirasë në Evropë", tha Iglesias.

Buxheti, megjithatë është një draft dhe koalicionit mund t'i duhet të negociojnë për të siguruar mbështetjen e partive opozitare për ta kaluar atë në parlament.

Ekonomia e Spanjës është duke u lëkundur më shumë se shumica nga pandemia. FMN parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës (PBB) do të tkurret 12,8 për qind, rënia më e madhe në Evropë.

Vetëm Libani, Venezuela, Libia, Peruja, Surinami, Makao dhe disa vende ishuj pritet të shohin rënie më të mëdha ekonomike.

"Objektivi kryesor i buxhetit është të rindërtojë atë që kriza rreth pandemisë na ka marrë. E dyta është modernizimi i modelit tonë produktiv. E treta është të forcojmë mirëqenien e shtetit tonë", tha Sanchez.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın