Alaattin Doğru
27 Tetor 2020•Përditësim: 28 Tetor 2020
Në Francë, ekonomia e së cilës në masë të konsiderueshme u godit nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë të këtij viti arrin në 9,5 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra për hulumtim, punë dhe statistikë e Francës publikoi raportin mbi shkallën e papunësisë në vend në tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas raportit, në periudhën korrik-shtator, shkalla e papunësisë u rrit me 0,9 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arriti në 9,5 për qind.
Sipas Institutit Kombëtar Francez të Statistikave (INSEE) në shtator, borxhi publik i vendit u rrit me 12,7 pikë në tremujorin e dytë të vitit, duke regjistruar rritjen më të lartë në 25 vjet, duke arritur 114,1 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB).