Tuba Şahin
18 Nëntor 2020•Përditësim: 18 Nëntor 2020
Çmimet e konsumit në Bashkimin Evropian u ngjitën në 0.3 për qind nga viti në vit në tetor, bëri të ditur sot Zyra e statistikave të bllokut, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Shkalla vjetore e inflacionit të bllokut 27 anëtarësh muajin e kaluar mbeti e pandryshuar nga shtatori", njofton Eurostat.
Shifra ishte 1.1 për qind në tetor 2019. Krahasuar me një muaj më parë, inflacioni vjetor ra në 15 shtete anëtare dhe u rrit në 10 të tjera, ndërsa mbeti e qëndrueshme në dy vende.
Shkalla më e ulët është regjistruar në Greqi me minus 2 për qind, e ndjekur nga Estonia dhe Irlanda me minus 1.7 për qind, përkatësisht me minus 1.5 për qind.
Polonia (3.8 për qind), Hungaria (3.0 për qind) dhe Çekia (2.9 për qind) postuan nivelet më të larta të inflacionit në tetor.
Të dhënat e Eurostat treguan se norma e inflacionit të zonës euro ishte minus 0.3 për qind në tetor, gjithashtu e qëndrueshme nga muaji paraardhës, por në rënie nga 0.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Zona e Euros ose BE19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme euro ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.