Ata Ufuk Şeker
16 Shtator 2021•Përditësim: 16 Shtator 2021
Parlamenti Evropian (PE) miratoi ndarjen e 14,2 miliardë eurove për periudhën e tretë të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA III) për vendet kandidate, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fondet IPA III u miratuan në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së në Strasburg, për vendet kandidate si Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe për kandidatët potencialë Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovina, për periudhën midis viteve 2021-2027.
Fondet do të sigurohen me një qasje të bazuar në performancë dhe në përputhje me parimin e ndarjes së drejtë.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet reformave në fusha si sundimi i ligjit, të drejtat themelore, institucionet demokratike, administrata publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrueshmëria.
Përfshirja dhe intensiteti i ndihmës mund të ndryshojë nëse nuk arrihen reforma ose shënohet regres.