Zeynep Beyza Kılıç
20 janar 2016•Përditësim: 21 janar 2016
LONDËR (AA) - Aeroporti Southend në Londër po bënë përgatitjet që të përmbushë nëvojat për energji elektrike me anë të panelëve solarë të prodhuar në Turqi, njoftoi kreu i kësaj kompanie të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbi 9 mijë e 500 panelë solarë të një efikasiteti të lartë energjetik të kërkuara për këtë projekt, janë prodhuar në Turqi, pasi më herët kompania kineze CSUN në vitin 2013 hapi në Turqi fabrikën më të madhe për prodhim të panelëve solarë me kapacitet prej 350 megawat.
Fillimisht CSUN ishte e fokusuar në prodhimin e elementeve dhe pajisjeve për modulët solarë, por në mënyrë që të jetë më aktive në sektorin në fjalë, CSUN shtoi në zinxhirin e saj të prodhimit edhe modulët solarë me kapacitet prej 1.2 gigawat, pasi më herët kishte shitur edhe modulët prej 1.4 gigawat.
Në pajtim me strategjinë e biznesit, kjo kompani ishte përzgjedhur të prodhojë panelët solarë për aeroportin e Londrës “Southend” i cili ndodhet 42 kilometra nga pjesa qendrore e qytetit.
Paneli solar i instaluar me fuqi prej 2.5 megawat pritet të prodhojë 20 përqind të nevojave vjetore të aeroportit. Me këtë, aeroporti parasheh të parandalojë emetimin e 1 mijë e 53 tonelatave të dioksid karbonit në vit.