Ekonomi

Në maj shënohet rritje e trafikut ajror në Evropë

Ndër aeroportet që pritën më shumë se 25 milionë pasagjerë në vit në muajin maj, aeroporti i Antalya në Turqi kryesoi me një rritje prej 32,7 për qind nga viti në vit

Jeyhun Aliyev   | 06.07.2018
Në maj shënohet rritje e trafikut ajror në Evropë

Ankara

ANKARA (AA) - Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për Rajonin Evropian (ACI) ka bërë të ditur se trafiku ajror në Evropë është rritur me 6,1 për qind në muajin maj krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, përfshirë një ngritje prej gati 33 për qind në qytetin turistik turk mesdhetar të Antalya-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Tregu i jashtëm i BE-së vazhdoi të ndjek dinamikën e rritjes, me trafikun ajror me 8 për qind”, tha ACI në një deklaratë.

Sipas ACI -it, në mujin maj rritjet më të mëdha të rajonit ishin në aeroportet në Gjeorgji (27 për qind), Islandë (26,5 për qind) dhe në Mal të Zi (22,2 për qind), ndërsa Rusia (8.6 për qind) dhe Turqia (7,5 për qind) kishin një ritëm më të moderuar të rritjes.

Ndër aeroportet që pritën më shumë se 25 milionë pasagjerë në vit në muajin maj, aeroporti Antalya në Turqi kryesoi me një rritje prej 32,7 për qind nga viti në vit, pasuar nga Lisbona (13,4 për qind), Moska SVO (11,5 për qind), Dublini (10,2 për qind) dhe Madridi (9,6 për qind).

ACI bëri të ditur se trafiku ajror në pesë aeroportet evropiane u rrit me 3 për qind në saje të rritjes në aeroportin e Frankfurtit (9,5 për qind).

Sipas deklaratës së ACI-it, trafiku i mallrave në të gjithë rrjetin evropian të aeroportit ishte pothuajse i sheshtë në muajin maj, duke u rritur me 0,8 për qind.

“Lëvizjet e avionëve u rritën me 2,6 për qind duke u rritur me vetëm 1,9 për qind në tregun e BE-së dhe 4,2 për qind në bllokun jashtë BE-së”, tha raporti i ACI-t.

Raporti i trafikut i aeroportit evropian të ACI-t përfshin gjithsej 229 aeroporte, që përfaqësojnë më shumë se 88 për qind të trafikut ajror evropian të pasagjerëve.

ACI përfaqëson mbi 500 aeroporte në 45 vende evropiane.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın