Riyaz Khaliq
15 Tetor 2020•Përditësim: 16 Tetor 2020
Duke ngecur prapa në rimëkëmbjen ekonomike, sipas Byros Kombëtare të Statistikave të Kinës (NBS), inflacioni i vendit ka shënuar ulje në muajin shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).
Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit në 1.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u pakësuar me 0.7 pikë nga rritja e muajit gusht.
Vendi dëshmoi se çmimiet e ushqimeve u rritën në 7.9 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, me 3.3 pikë krahasuar me muajin gusht.
Rënia e përgjithshme e disa ushqimeve dhe çmimeve të naftës së papërpunuar ndikoi në uljen e inflacionit.
Zyrtari i lartë në zyrën e NBS-së, Dong Lijuan tha se kushtet e tregut janë "përgjithësisht të rregullta".
Gjatë muajit shtator, çmimet e perimeve në Kinë u rritën me 17.2 për qind në muajin shtator ndërsa çmimet e vezëve u ulën me 17.7 për qind, pulave me 9.1 për qind dhe rosave u ulën me 4.7 për qind. Po ashtu edhe çmimet e frutave u ulën me 6.9 për qind.
Të dhënat po ashtu tregojnë se në të njëjtën periudhë çmimi i mishit të derrit u rrit me 25.5 për qind, por shkalla e rritjes ishte 27.1 pikë më e ulët se muaji gushti.
Ndërkohë, Kina ka tejkaluar Amerikën e Veriut, duke u bërë tregu më i madh i arkave në botë. Të dhënat treguan se arka e Kinës këtë vit arriti në 1.93 miliardë dollarë në mesnatën e së mërkurës.
Në fillim të kësaj jave, shifrat e lëshuara nga Kina treguan se vendi ishte dëshmitar i një rritjeje të shpejtë të importeve dhe eksporteve muajin e kaluar, duke treguar rimëkëmbje të shpejtë pas pandemisë në aktivitetin e brendshëm ekonomik.
Importet e vendit u rritën me 13.2 për qind në muajin shtator krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shifrat e fundit ndoqën një tkurrje prej 2.1 për qind në muajin gusht dhe shënojnë rritjen e parë të importeve që nga muaji qershor.