Emre Gürkan Abay
26 Prill 2022•Përditësim: 27 Prill 2022
Gjykata e Arbitrazhit e Moskës ka urdhëruar konfiskimin e aseteve të kompanisë teknologjike Google në Rusi me vlerë 500 milionë rubla për shkak të kufizimeve ndaj një kompanie televizive ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi erdhi si rezultat i padisë së ngritur nga Gazprom Media, një nga kompanitë kryesore televizive ruse, kundër platformës YouTube.
Gjykata urdhëroi konfiskimin e aseteve me vlerë 500 milionë rubla (afërsisht 7 milionë dollarë) që i përkisnin Google pasi YouTube ndaloi transmetimin e kanaleve në pronësi të Gazprom Media.
YouTube kishte ndaluar hyrjen në kanalet në pronësi të shumë kompanive mediatike ruse për shkak të luftës në Ukrainë.