Firdevs Yüksel
19 Maj 2022•Përditësim: 19 Maj 2022
Duke mbledhur profesionistë të ekonomisë ruse dhe botës islame, filloi Samiti i Kazanit 2022 në kryeqytetin e Republikës së Tatarstanit të Rusisë.
Samiti i 13-të Ndërkombëtar Ekonomik: Rusia-Bota Islame, partneri i komunikimit global i të cilit është Anadolu Agency (AA), filloi me ceremoninë e hapjes së ekspozitës "Russia Halal Expo 2022".
Ngjarja po mbahet në kuadër të aktiviteteve të Grupit të Vizionit Strategjik Rusi-Bota islame, tha gjatë fjalimit të tij presidenti i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov.
"Samiti i Kazanit është platforma kryesore dhe e vetmja në vendin tonë e ndërveprimit ekonomik midis rajoneve të Rusisë dhe vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI)", tha ai.
Minnikhanov gjithashtu u shpreh se samiti u paraqit si një platformë e suksesshme biznesi për të vendosur kontakte të reja, "duke prezantuar kapacitetet ekonomike dhe potencialin investues të vendit tonë".
Samiti tre-ditor synon të nxisë bashkëpunimin në tregtinë, ekonominë, bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik, si dhe të promovojë lidhjet sociale dhe kulturore midis Rusisë dhe vendeve anëtare të OBI-t.
Industria hallall do të jenë në agjendën e ngjarjes. Tema të tjera kyçe janë financat islame dhe bankat partnere, diplomacia e të rinjve, zhvillimi i eksporteve, si dhe sipërmarrja dhe investimet.
Veprimtaria do të mbulojë gjithashtu Forumin e Grupit të Ndërtuesve të Makinerisë, World Halal Day dhe ngjarjet kushtuar 1.100 vjetorit të pranimit të Islamit nga bullgarët e Vollgës.
Ndër ngjarjet tradicionale të samitit është Forumi i Sipërmarrësve të Rinj të Vendeve të OBI-t, Forumi i Diplomatëve të Rinj të Vendeve të OBI-t, si dhe SberTalk, një platformë për të diskutuar problemet e sektorit financiar me përfaqësuesit e qeverisë dhe biznesit.