Tuba Şahin
01 Shkurt 2018•Përditësim: 01 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Eksportet e Turqisë janë rritur me 16.3 për qind në baza vjetore për të arritur afër 12.2 miliardë dollarë në janar, njoftoi sot Asambleja e Eksportuesve Turq (TIM), raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas TIM, shifrat tregojnë numrin e tretë më të mirë të eksportit të janarit të të gjitha kohërave.
Në baza sasie, eksportet turke gjithashtu u rritën në 9.8 për qind për të arritur 9.7 milionë ton gjatë të njëjtës periudhë.
TIM vuri në dukje se eksportet në 12 muajt e fundit kishin arritur 158 miliardë dollarë, një rritje prej 10.1 për qind nga viti në vit.