Ekonomi

Dhjetëra milionë njerëz përballen me varfërinë në BE

Mbi 93 milionë njerëz në Bashkimin Evropian apo 21 për qind e popullsisë së përgjithshme, ishin në rrezik varfërie ose të përjashtimit social në vitin 2024

Gökhan Ergöçün  | 30.04.2025 - Përdıtësım : 30.04.2025
Dhjetëra milionë njerëz përballen me varfërinë në BE

Istanbul

Afër 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) apo 21 për qind e popullsisë së përgjithshme, ishin në rrezik varfërie ose të përjashtimit social në vitin 2024, transmeton Anadolu.

Shifra e publikuar nga "Eurostat" pasqyron familjet që përjetojnë të paktën një nga tre kushtet, respektivisht varfëri në të ardhura, privim të rëndë material dhe social ose intensitet shumë të ulët pune.

Derisa numri i përgjithshëm shënoi ulje të vogël me 0,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar, shifrat nxjerrin në pah dobësitë e vazhdueshme në të gjithë bllokun evropian.

Shkalla më të larta u regjistruan në Bullgari (30,3 për qind), Rumani (27,9 për qind), Greqi (26,9 për qind), si dhe Spanjë dhe Lituani (të dyja nga 25,8 për qind).

Krahasuar me këtë, shkalla më të ulëta u regjistruan në Republikën Çeke (11,3 për qind), Slloveni (14,4 për qind), Holandë (15,4 për qind), Poloni (16 për qind) dhe Irlandë (16,7 për qind).



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın