Övünç Kutlu
08 dhjetor 2015•Përditësim: 09 dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë të martën nën 40 dollarë për barrel pas vendimit të OPEC-ut nga e premtja e kaluar që të mos shpallë kuotën zyrtare ndërkohë që teprica e furnizimit global me naftë mbetet e madhe në treg, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo paraqet çmimin më të ulët të naftës së papërpunuar në shtatë vitet e fundit, që nga shkurti i vitit 2009.
Çmimi global ka rënë të martën nën pragun kritik prej 40 dollarësh për një barrel duke shënuar çmimin prej 39.90 dollarësh për barrel. Çmimi shënon rënie prej 2.4 përqind në një ditë, pasi dita u hap me çmimin prej 40.87 dollarësh për barrel.