Ekip
08 dhjetor 2015•Përditësim: 08 dhjetor 2015
XHAKARTA (AA) - Indonezia përsëri është pranuar në Organizatën e Shteteve Naftë-Eksportuese (OPEC) prej të cilës që nga viti 2008 nuk ishte pjesë e organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të portalit lokal të lajmeve Jakarta Globe, ministri i Energjetikës dhe Burimeve Minerale të Indonezisë, Sudirman Said, në deklaratën e tij në lidhje me këtë çështje tha se ri-anëtarësimi i Indonezisë në OPEC do të forcojë marrëdhëniet me vendet e tjera eksportuese të naftës.