Bjellorusia miraton rregulloren e "bankës së kriptomonedhave"
Në Bjellorusi "bankat e kriptomonedhave" do të duhet të kombinojnë aktivitetet tradicionale bankare me transaksionet kriptomonedha, sipas dekretit
Moskë
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nënshkroi të premten një dekret për të miratuar krijimin dhe funksionimin e bankave të kriptomonedhave në vend, transmeton Anadolu.
Vendimi synon të forcojë reputacionin e vendit në fushën e teknologjisë së informacionit.
Në Bjellorusi "bankat e kriptomonedhave" do të duhet të kombinojnë aktivitetet tradicionale bankare me transaksionet kriptomonedha, sipas dekretit.
Bankat e kriptomonedhave do të duhet të regjistrohen në Parkun e Teknologjisë së Lartë të Bjellorusisë (HTP) dhe të përmbushin rregulloren e dyfishtë të Bankës Kombëtare të vendit dhe HTP.
Mes sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, ka pasur një kërkesë në rritje për transaksione kriptomonedhash në rajon.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
