Zehra Nur Düz
15 Prill 2019•Përditësim: 16 Prill 2019
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, do të realizoj një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenca turke bëri të ditur se gjatë bisedimeve në kompleksin presidencial do të diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Presidenca njoftoi se krerët po ashtu do të shkëmbejnë mendime mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare.
Është planifikuar edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të ndryshme për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit bjellorus do të mbahet edhe një forum biznesi Bjellorusi-Turqi.
Vitin e kaluar, vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve arriti në 984 milion dollarë.
Në fund të vitit 2018, investimet turke në ekonominë bjelloruse arritën në 43.1 milionë dollarë.