Ali Cura
15 Gusht 2020•Përditësim: 16 Gusht 2020
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Belta, Lukashenko dhe Putin në bisedën e tyre diskutuan mbi zhvillimet në Bjellorusi dhe rreth saj.
Përpara zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi forcat e sigurisë kapën 33 mercenarë të kompanisë ruse të sigurisë Wagner.
Në Bjellorusi filluan protestat pasi Lukashenko shpalli fitoren e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura javën e kaluar. Protestat vazhduan për 6 ditë me radhë.
Mbrëmë Bjellorusia i dorëzoi Rusisë 32 nga 33 mercenarët rusë që u kapën ndërkohë që njëri prej tyre qëndroi në vend për shkak se ishte shtetas bjellorus.