Ekonomi

BE, inflacioni vjetor shënoi rritje në dhjetor 2019

Shkallën më të ulët të inflacionit e regjistroi Portugalia ndërsa Hungaria kishte shkallën më të lartë

Aysu Biçer   | 17.01.2020
BE, inflacioni vjetor shënoi rritje në dhjetor 2019

Ankara

Çmimet e konsumatorit në Bashkimin Evropian u rritën me 1.6 për qind në dhjetor 2019, duke u rritur nga 1.3 për qind në nëntor, njoftoi sot Zyra statistikore evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Krahasuar me nëntorin, inflacioni vjetor ra në dy vende anëtare, mbeti i qëndrueshëm në 3 dhe u rrit në 23 të tjera", tha Eurostat.

Normat më të ulëta vjetore janë regjistruar në Portugali (0.4 për qind) dhe Itali (0.5 për qind) ndërsa normat më të larta janë regjistruar në Hungari (4.1 për qind), Rumani (4.0 për qind), Çeki dhe Sllovaki (3.2 për qind).

"Në dhjetor, kontributin më të lartë në normën vjetore të inflacionit në zonën e Euros e bënë shërbimet, e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani, mallrat industriale jo energjikë dhe energjia", thuhet më tej.

Që nga viti 2014, niveli më i ulët i inflacionit vjetor në BE ishte në janar 2015 në minus 0.5 për qind, kur çmimet ishin në rënie dhe më i larti u regjistrua në tetor 2018, me 2.3 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın