Ekonomi

BE do të marrë 150 milionë doza shtesë të vaksinës Moderna

Komisioni Evropian tha se opsioni për të marrë doza shtesë është aktivizuar brenda kornizës së kontratës së dytë të blerjes së vaksinës me kompaninë Moderna në muajin shkurt

Ata Ufuk Şeker  | 22.06.2021 - Përdıtësım : 23.06.2021
BE do të marrë 150 milionë doza shtesë të vaksinës Moderna

Bruksel

Bashkimi Evropian do të marrë një shtesë prej 150 milionë dozash të vaksinës Moderna kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian ka njoftuar se opsioni për të marrë doza shtesë është aktivizuar brenda kornizës së kontratës së dytë të blerjes së vaksinës të nënshkruar me kompaninë Moderna në muajin shkurt.

Në deklaratë thuhet se Moderna do të sigurojë 150 milionë doza të vaksinave shtesë për vendet anëtare të BE-së në vitin 2022.

BE-ja nënshkroi kontratën e parë me Moderna për të siguruar 160 milionë doza në nëntor dhe kontratën e dytë me opsionin në shkurt për një total prej 300 milionë dozash.

Deri më sot, BE-ja ka bërë kontrata përfshirë opsionet, për të marrë 2.4 miliardë doza të vaksinës BioNTech-Pfizer, 400 milionë me AstraZeneca, 300 milionë me Sanofi-GSK, 400 milionë me Johnson & Johnson, 405 milionë me CureVac, 460 milionë me Moderna.

Deri më tani, vaksinat e prodhuara nga BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe kompanitë Johnson & Johnson kanë marrë miratimin e BE-së.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın