Gülşen Çağatay
30 Nëntor 2017•Përditësim: 30 Nëntor 2017
ANKARA (AA) - Bashkimi Evropian (BE) ka lançuar një strategji të re për implementimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, në mënyrë që të përshpejtojë politikën e BE-së për nxitje të bashkëpunimit me ekonomitë më të mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të BE-së, programi është i bashkëfinancuar nga instrumenti i BE-së për Partneritet, dhe i njëjti kap një vlerë prej 20 milionë euro, ndërkohë që 5 milionë tjera, janë një investim i organizatës Nisma Ndërkombëtare Gjermane për Klimë.
BE vlerëson se vetëm përmes një bashkëpunimi të ekonomive më të mëdha mund të arrihen objektivat klimatike të cilat u dakorduan më parë me Marrëveshjen e Parisit.
"Kërkohet një përgjigje e vendosur dhe konkrete e ekonomive të mëdha, në mënyrë që të kufizojnë ndryshimet klimatike, pasi ato përfshijnë në vete një pjesë të madhe të popullsisë globale, prodhimit ekonomik dhe emetimeve të gazrave serë", thuhet në deklaratën e BE-së, të publikuar mbrëmë vonë.
Qëndrimi i BE-së është se këto partneritete lehtësojnë këmbimin e politikave klimatike dhe të çojnë përpara bashkëpunimet dypalëshe mes shteteve për investimet dhe përmirësimin e vetëdijes kolektive.