Ekonomi

Banka Qendrore e Turqisë ndërhyn në tregjet e valutave të jashtme

Lira fitoi 6.27 për qind kundrejt dollarit duke arritur në 12.65 pas njoftimit

Aysu Biçer   | 01.12.2021
Banka Qendrore e Turqisë ndërhyn në tregjet e valutave të jashtme

Ankara

Banka Qendrore e Turqisë njoftoi sot se ka ndërhyrë në treg përmes transaksioneve të shitjes për shkak të formimeve "jo të mira" të çmimeve në kurset e këmbimit, sipas një deklarate të Bankës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi i bankës erdhi mes luhatjeve të kursit të këmbimit. Pas lëvizjes, lira turke fitoi 6.27 për qind kundrejt dollarit, duke arritur në 12.65 pasi përjetoi një ulje në nivel historik prej 14.05.

Banka Qendrore bëri ndërhyrjen e fundit direkte në valutë të huaj në janar 2014 me një shitje prej 3.15 miliardë dollarësh.

Fondet rezervë zyrtare të Bankës Qendrore u rritën në 123.9 miliardë dollarë deri në fund të tetorit, një rritje prej 2.2 për qind nga muaji i kaluar, sipas shifrave të fundit të publikuara të premten.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın