Ekonomi

Adresimi i Trumpit në Kongres, ulen çmimet e naftës

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent ka rënë në 61.95 dollarë për fuçi, nga 62.11 dollarë të një dite më parë

Övünç Kutlu   | 06.02.2019
Adresimi i Trumpit në Kongres, ulen çmimet e naftës

Washington

WASHINGTON (AA) - Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të butë sot, pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë fjalimit në Kongres përçoi mesazhin se është i gatshëm të rishikojë marrëdhëniet tregtare me Kinën, raporton Anadolu Agency (AA).

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent ka rënë në 61.95 dollarë për fuçi, nga 62.11 dollarë të një dite më parë.

Marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 53.66 dollarë për fuçi, nga 53.79 dollarë të një dite më parë.

Gjatë fjalimit të tij 90 minutësh në një sesion të përbashkët të Kongresit amerikan në Washington, Trump tha se Kina për dekada të tëra ka përfituar nga politikat tregtare të SHBA-ve, për të shtuar se një marrëveshje e re tregtare me Pekinin duhet të bëjë "ndryshim të vërtetë strukturor".

"Tash i bëjmë të qartë Kinës se pas viteve në të cilat kishte në shënjestër industritë tona dhe vjedhjes që i bëri pronës sonë intelektuale, i ka ardhur fundi vjedhjes së pasurisë sonë”, tha Trump.

Raundi i ri i negociatave tregtare midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre kinezë, pritet të fillojë javën e ardhshme në Pekin.

Ditë më parë Trump tha se bisedimet midis dy ekonomive më të mëdha në botë po shkojnë mirë dhe ka një disponim të mirë tek të dyja palët, megjjithatë shtoi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje përfundimtare derisa të takohet me presidentin kinez Xi Jinping.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın