Ekonomi

Falimentoi kompania gjermane ajrore Germania

Në deklaratën e publikuar nga kompania, është theksuar se të gjithë fluturimet duke filluar nga mbrëmë janë anuluar dhe punonjësit janë njoftuar

Bahattin Gönültaş   | 05.02.2019
Falimentoi kompania gjermane ajrore Germania

Berlin

BERLIN (AA) - Kompania ajrore gjermane "Germania", ka paraqitur falimentim për arsye të rritjes së çmimeve të karburantit dhe ruajtja e fuqisë së dollarit përballë euros, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga kompania, është theksuar se të gjithë fluturimet duke filluar nga mbrëmë janë anuluar dhe punonjësit janë njoftuar.

Nga klientët që kanë marrë pako pushim është kërkuar që të kontaktojnë kompanitë turistike, për të bërë rregullime në biletat e tyre.

CEO i kompanisë, Karsten Balke tha se, përpjekjet për të plotësuar nevojat afatshkurtra të likuiditetit të kompanisë kanë qenë të pamjaftueshme. "Nuk kemi zgjidhje tjetër përpos të kërkojmë falimentim", tha ai.

Germania Airlines që 30 vite shërben duke fluturuar në qendrat e pushimeve në Detin Mesdhe, Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. Kompania në vit bart mbi 4 milionë pasagjerë, ndërsa zhvillonte fluturime nga 18 aeroporte në Evropë.

Kjo është kompania e dytë pas Air Berlin e cila kishte njoftuar falimentim në vitin 2017.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın