Emel Öz
23 Gusht 2021•Përditësim: 23 Gusht 2021
Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, u takua me presidenten e Singaporit, Halimah Yacob dhe kryeministrin Lee Hsien Loong, transmeton Anadolu Agency (AA).
Harris, e cila është në një turne në Azinë Juglindore, në takimin e saj të parë në Singapor u mirëprit nga kryeministri Lee në Pallatin Presidencial Istana.
Para takimit të saj me Lee, Harris pati edhe një takim të shkurtër me presidenten Halimah.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se u arrit një marrëveshje me Singaporin për të zhvilluar bashkëpunimin për çështje si koronavirusi i ri (COVID-19), luftën kundër kërcënimeve kibernetike si dhe ndryshimeve klimatike.
Harris pasi të përfundojë vizitën e saj në Singapor nesër pritet të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë në Vietnam.