Sinan Uslu
20 Gusht 2017•Përditësim: 20 Gusht 2017
SINGAPOR (AA) – Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim gjendet për vizitë zyrtare në Singapor, ku nesër do të takohet me presidentin e këtij vendi Tony Tan dhe kryeministrin Lee Hsien Loong, raporton Anadolu Agency (AA).
Yildirim në këtë vend qëndron me ftesë të kryeministrit Loong, ndërsa siç theksojnë burime nga kabineti i kryeministrit turk, vizita do të zgjasë dy ditë.
Gjatë takimit do të bisedohet për bashkëpunimin e ri ekonomik me Singaporin, bashkëpunimin bilateral në fushën e politikës, ekonomisë, kulturës, por edhe luftës kundër terrorizmit si dhe për çështje tjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Yildirim do të marrë fjalën edhe në Forumin afarist Turko-Singaporian, por edhe në konferencën tradicionale “Singapore Lecture” e cila mbledh liderët e huaj, intelektualët dhe personalitetet e shquara në sektorët e tyre që vizitojnë Singaporin.