Beyza Binnur Dönmez
25 Nëntor 2020•Përditësim: 25 Nëntor 2020
Zonja e Parë e Kolumbisë, Maria Juliana Ruiz ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19), tha zyra e presidentit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ajo u diagnostikua të hënën gjatë një testi të rregullt mbi virusin për presidentin Ivan Duque dhe për të.
"Në këtë kohë, ajo është asimptomatike dhe po ndjek protokollet e izolimit të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë", thuhet në njoftimin të martën vonë, duke shtuar se presidenti ishte negativ.
Që të dy Duque dhe Ruiz janë testuar në mënyrë periodike "duke pasur parasysh nivelin e lartë të ekspozimit dhe bashkëveprim që ata mbajnë", tha njoftimi për media.
Ky është rasti i tretë me COVID-19 në pallatin presidencial, Casa de Nariño, në javët e fundit. Zëvendëspresidentja Marta Lucia Ramirez dhe drejtori i departamentit administrativ të presidencës Diego Molano gjithashtu u prekën nga virusi.
Sipas Universitetit "Johns Hopkins" me bazë në SHBA, ky vend i Amerikës së Jugut ka më shumë se 1.2 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 35.600 vdekje të lidhura me virusin. Më shumë se 1.1 milionë njerëz janë shëruar nga sëmundja.