BALLKANI, Koronavirusi

Bullgaria ashpërson masat kundër përhapjes së COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov tha se të gjitha institucionet arsimore në këtë vend do të kalojnë në mësimin online

Ihvan Radoykov  | 25.11.2020 - Përdıtësım : 26.11.2020
Bullgaria ashpërson masat kundër përhapjes së COVID-19

Sofje

Qeveria e Bullgarisë ka vendosur masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit (COVID-19) që do të jenë në fuqi nga 27 nëntori deri më 21 dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov në konferencën për gazetarët deklaroi se të gjitha institucionet arsimore në këtë vend do të kalojnë në mësimin online.

Ai tha se qendrat tregtare në Bullgari do të mbyllen dhe shtoi se në restorante do të lejohet vetëm shpërndarja.

Angelov theksoi se barnatoret, shitoret që shesin produkte dhe gjëra themelore dhe faltoret do të jenë të hapura.

Kryetari i shtabit të krizave, gjeneral Ventsislav Mufatciyiski tha se masat janë të buta krahasuar me vendet tjera.

“Njerëzit nuk do të mbyllen në shtëpitë e tyre. Nuk do të ketë orë policore”, tha Mufatciyiski

Në kuadër të masave që do të hyjnë në fuqi të premten, të gjitha aktivitetet kulturore do të ndalohen, përveç teatrove, të cilët mund të vazhdojnë të funksionojnë, me kusht që të pranojnë 30 për qind të kapacitetit të spektatorëve.

Pjesëmarrja në tubime private do të jetë e kufizuar në 15 persona, ndërsa të gjitha aktivitetet sportive rekreative dhe grupore për të miturit do të ndalohen. Aktivitetet sportive për moshat tjera do të organizohen pa spektatorë.

Në Bullgari nga fillimi i pandemisë është konfirmuar infektimi tek 129.348 persona, prej të cilëve 3.226 kanë vdekur.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın