İnci Gündağ
17 Qershor 2017•Përditësim: 18 Qershor 2017
LONDËR (AA) - Parashikohet se kanë humbur jetën 58 persona për të cilët nuk ka asnjë informacion pas zjarrit të rënë të martën në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e fundit të policisë britanike, bëhet e ditur se dyshohet se kanë humbur jetën 58 persona për të cilët nuk ka patur informacione pas zjarrit dhe se numri i të vdekurve mund të rritet.
Në deklaratën thuhet se tek 58 personat për të cilët ka dyshime, përfshihen edhe 30 viktimat e konfirmuara ditën e djeshme. Gjithashtu thuhet se janë në vazhdim kërkimet dhe punimet për identifikimin e viktimave.
Ndër të tjera autoritetet britanike vazhdojnë me shpejtësi punimet për përcaktimin e numrit të personave që ndodheshin natën e ngjarjes në ndërtesë, ku iu eshët bërë thirrje banorëve të cilët ende nuk kanë deklaruar se janë të sigurtë që të kalojnë në kontakt sa më parë me autoritetet.
Zyrtarët kanë njoftuar se ekipet e kërkimeve për të gjetur trupat pas një pauze të shkurtër kanë hyrë sërish në ndërtesë pavarësisht rrezikut të shembjes së saj.
Pas zjarrit i cili u mor nën kontroll pas disa orësh në ndërtesën sociale me 120 hyrje të bashkisë Kensington ka shqetësime për jetën e personave "të humbur". Gjithashtu zyrtarët paralajmërojnë se mund të ketë disa trupa të cilët nuk do të mund të identifikohen.
Në ndërtesën Grenfell Tower ku 4 katet e para janë zyra dhe ambiente të përbashkëta parashikohet se në pjesën tjetër prej 20 katesh jetonin 400 deri në 600 persona.
Pavarësisht se dëshmitarët kanë njoftuar se zjarri ka nisur si pasojë e shpërthimit të një frigoriferi në katin e katërt, ende në lidhje me këtë çështje nuk është bërë një deklaratë zyrtare.