Adham Kako
17 Qershor 2017•Përditësim: 17 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Regjimi i Asadit ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë sulmet që kryen në qytetin Dera, në jug të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes së regjimit thuhet se "Ushtria dhe Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura njofton se që nga ora 12.00 e ditës së shtunë për 48 orë ka ndaluar operacionet ushtarake kundrejt rajonit Dera.'
Regjimi që nga 3 qershori kryente sulme intensive në rajonet e qytetit të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve.
Dera ndodhet në mesin e "zonave jokonfliktuale" të parashikuara të formohen me memorandumin e nënshkruar në takimin në Astana më 4-5 maj nga vendet garantuese Rusia, Turqia, dhe Irani.