Bota

Zjarret dëmtojnë shtëpi dhe automjete pranë Madridit

Agjencia Meteorologjike Spanjolle lëshoi një alarm të kuq pasi temperaturat në disa rajone pritet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius

Abdulbesar Ademi  | 12.08.2025 - Përdıtësım : 12.08.2025
Zjarret dëmtojnë shtëpi dhe automjete pranë Madridit Foto: Ahmet Abbasi/aA

Madrid

Shtëpi dhe automjete janë dëmtuar pas zjarreve të shumta, të nxitura nga temperaturat e larta dhe erërat e forta që përfshinë zonat pranë kryeqytetit spanjoll Madrid, raporton Anadolu.

Spanja është përballur me dhjetëra zjarre, të cilat kanë djegur mijëra hektarë tokë dhe kanë detyruar mijëra njerëz të kalojnë natën jashtë shtëpive të tyre, veçanërisht në qytetet Castile, Leon, Cadiz, si dhe në disa zona banimi në veri të Madridit.

Ministria e Punëve të Brendshme shpalli planin paraemergjent për shkak të zjarreve aktive.

Agjencia Meteorologjike Spanjolle gjithashtu lëshoi një alarm të kuq pasi temperaturat në disa rajone pritet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius.

Me zjarret e vazhdueshme janë përballur edhe rajone të tjera evropiane, më së shumti Portugalinë dhe Greqinë.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, më shumë se 350 mijë hektarë janë djegur në të gjithë Evropën që nga fillimi i vitit, me të paktën 1.478 zjarre të zbuluara deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın