Bota

Zhduket një gazetare e Hong Kongut në Kinë

Minnie Chan, fituese e disa çmimeve dhe gazetare e "South China Morning Post" është "e pakapshme" pas udhëtimit në Pekin në tetor

Riyaz Khaliq Khaliq  | 01.12.2023 - Përdıtësım : 03.12.2023
Zhduket një gazetare e Hong Kongut në Kinë

Istanbul

Gazetarja e të përditshmes "South China Morning Post" me bazë në Hong Kong, Minnie Chan, thuhet se është zhdukur gjatë një udhëtimi në Kinë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve "Kyodo News", gazetarja Chan, fituese e disa çmimeve është e "pakapshme" pasi kishte udhëtuar në kryeqytetin kinez Pekin për të mbuluar Forumin Xiangshan.

Forumi treditor ndërkombëtar i sigurisë përfundoi më 31 tetor.

Njerëzit, kryesisht miqtë e saj, thanë se raporti "shprehte shqetësimet e tyre se Chan mund të jetë nën hetim nga autoritetet kineze".

Punëdhënësi i saj tha se ajo ishte "aktualisht në pushim personal" pa dhënë detaje të mëtejshme.

Chan ka punuar për gazetën me bazë në Hong Kong që nga viti 2005, kryesisht duke mbuluar mbrojtjen dhe diplomacinë në Kinë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.