Bota

Koreja e Jugut fajëson Kinën për ndotjen e ajrit

Gjatë disa muajve të fundit, Koreja e Jugut po përballet me ndotje të madhe të ajrit, për të cilën partitë politike thonë se është një "katastrofë kombëtare"

Riyaz ul Khaliq  | 07.03.2019 - Përdıtësım : 08.03.2019
Koreja e Jugut fajëson Kinën për ndotjen e ajrit

Seul

Koreja e Jugut ka fajësuar Kinën për ajrin e ndotur në vendin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media sot në Seul, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, tha se një sasi e madhe e pluhurit të imët i pranishëm në ajrin e Koresë vjen nga Kina.

Bëhet fjalë për emetime nga motorët dizel, që janë grimca më të vogla se 10 mikron.

Një ditë më parë, edhe presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae u ankua për ajrin e ndotur duke bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta me Kinën për të luftuar këtë problem.

Gjatë disa muajve të fundit, Koreja e Jugut po përballet me ndotje të madhe të ajrit, për të cilën partitë politike thonë se është një "katastrofë kombëtare".

Komentet e tilla kanë ngjallur reagimin e Pekinit zyrtar, për çka të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang, tha se nuk di nëse ka prova të mjaftueshme se pluhuri i imët në Korenë e Jugut ka ardhur nga Kina.

"Në dy ditët e fundit kur Seuli u mbulua nga pluhuri i imët, në Pekin nuk ka pasur ndotje të tillë”, tha ai.

Lu shtoi më tej se dy vendet kanë zhvilluar bisedime në nivel ministrash ku kanë diskutuar hapat e mundshëm të përbashkët kundër pluhurit të imët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın