Bota

Zelenskyy mbërrin në Turqi para bisedimeve Rusi-Ukrainë

Presidenti ukrainas, Zelenskyy ka mbërritur në kryeqytetin turk Ankara për një takim me presidentin Erdoğan përpara bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Büşranur Keskinkılıç  | 15.05.2025 - Përdıtësım : 15.05.2025
Zelenskyy mbërrin në Turqi para bisedimeve Rusi-Ukrainë

Ankara

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në kryeqytetin turk Ankara për një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, përpara bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu.

Avioni që mbante presidentin Zelenskyy u ul në aeroportin "Esenboğa" të Ankarasë.

Zelenskyy u prit në aeroport nga ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrii Sybiha dhe zyrtarë që erdhën në Turqi për një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s në qytetin jugor turk Antalya.

Siç është planifikuar, presidenti Zelenskyy më vonë do të takohet me presidentin Erdoğan në Kompleksin Presidencial në Ankara.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.