Nazir Aliyev Tayfur
30 Mars 2022•Përditësim: 30 Mars 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se negociatat në Stamboll i konsideron si pozitive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në ditën e 34 të luftës Rusi-Ukrainë, Zelensky dha deklaratë lidhur me takimin mes delegacioneve ukrainase dhe ruse që u zhvillua në Zyrën e Presidencës turke Dolmabahçe në Stamboll.
Ai tha se i konsideron si pozitive negociatat në Stamboll. "Sinjalet që kemi marrë nga platforma e negociatave mund të quhen pozitive. Por, këto sinjale nuk i heshtin armët ruse", theksoi Zelensky.
"Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe të gjithë ata që marrin pjesë në mbrojtje, janë garancia e vetme e mbijetesës sonë sot", tha Zelensky i cili shtoi se nuk sheh ndonjë arsye që t'u besojë fjalëve që vijnë nga përfaqësuesit e një shteti që vazhdon të shkatërrojë.