İdris Okuducu
10 Nëntor 2018•Përditësim: 11 Nëntor 2018
IDRIS OKUDUCU
STAMBOLL (AA) - Më shumë se 200 varre masive janë zbuluar në zonat të cilat për tre vite kanë qenë nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH në Irak, në të cilat ndodhen mbetjet mortore të mijëra viktimave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ka shqetësime se ky numër mund të rritet në 1.000. DEASH në perëndim të Irakut u shfaq fillimisht në janar 2014. Pjesëtarët e kësaj organizate terroriste pushtuan qytetin e dytë më të madh të Irakut, Mosulin në qershor të po këtij viti.
Pas Mosulit, ata pushtuan Salahaddin dhe Anbar, dhe pas tyre edhe disa pjesë të Kirkukut dhe Diyalas.
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), në përleshjet me pjesëtarët e DEASH-it në periudhën 2014-2017 janë vrarë 30 mijë civilë ndërsa 55 mijë janë plagosur.
Për shkak të konfliktit, miliona njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Sipas Qendrës për Monitorimin e Migracionit, në Irak ende ka 2.6 milionë persona të zhvendosur. Gjatë konflikteve është shkatërruar infrastruktura dhe qindra mijëra irakianë ende jetojnë në tenda.
Ka kaluar një vit që kur Iraku u pastrua në masë të madhe nga DEASH-i. Dëshmitarët okluarë dhe familjet e viktimave janë ata që ndihmojnë në kërkimin e mbetjeve të viktimave të DEASH-it në zonat që ishin nën kontrollin e tyre për një kohë.

Në zonat e kontrolluara nga DEASH-i në Irak janë zbuluar 202 varre masive në të cilat janë zbuluar eshtrat e mijëra viktimave, bën të ditur një raport i OKB-së i publikuar të martën.
"Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kanë dokumentuar ekzistencën e 202 varrezave masive në provincat Nineva, Kirkuku, Salah al-Din dhe Anbar në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit, por ka mundësi që të ketë ende", thotë raporti.
Raporti gjithashtu thekson se nga periudha qershor 2014 deri në dhjetor 2017, DEASH-i ka mbajtur nën kontroll zona të mëdha të Irakut dhe se ka "kryer fushatë për përhapjen e dhunës dhe shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare që lidhen me veprat e krimit të luftës, krimit kundër njerëzimit dhe gjenocidit të mundshëm".
Ata shtuan se çdo ditë rritet numri i varrezave masive të zbuluara dhe se në vijim janë 1.283 gërrmime.
Vetëm në Mosul janë gjetur 95 varre masive me 4.000 deri në 10.000 trupa.