Ekip
05 Nëntor 2020•Përditësim: 06 Nëntor 2020
Dy varre të reja masive janë gjetur në qytetin jugor libian Tarhouna, bëri të ditur sot një zyrtar, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali televiziv “Libya Alahrar” citoi një zyrtar të Autoritetit Publik për Kërkimin dhe Identifikimin e Personave të Zhdukur, Abdulaziz al-Jaafari, të ketë thënë: "Dy varre të reja masive u zbuluan në projektin që lidh në Tarhouna, në jug të Tripolit".
"Hetimet tani janë duke u zhvilluar mbi zhvarrosjen e kufomave nga ekipet kompetente dhe numrat do të shpallen pas përfundimit të hetimeve", tha al-Jaafari.
Më 27 tetor, Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë zbuloi katër varre, duke përfshirë dy varre masive dhe zhvarrosi 12 trupa të paidentifikuar në qytetin e Tarhouna.
Sipas burimeve zyrtare libiane, forcat dhe milicia e lidhur me komandantin puçist Khalifa Haftar, kanë kryer krime lufte dhe akte gjenocidi në periudhën midis prillit të vitit 2019 dhe qershorit 2020.
Më 16 qershor, qeveria libiane gjeti 226 trupa në varre masive në Tarhouna dhe në jug të Tripolit.
Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011.