Ali Murat Alhas
01 Qershor 2020•Përditësim: 01 Qershor 2020
Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj ka biseduar përmes telefonit me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, me ç’rast diskutuan për zhvillimet e fundit në vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë zyrtare, qeveria libiane tha se të dy theksuan se sulmet nga militantët besnikë të komandantit renegat Khalifa Haftar ndaj kryeqytetit Tripoli duhet të ndalen.
Milicia e Haftarit të dielën goditi Tripolin me raketa, duke vrarë 5 civilë.
Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Libisë, e cila njihet si Qeveria e Pajtimit Kombëtar, është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019.
Në muajin mars, qeveria libiane nisi operacionin "Stuhia e Paqes" për të kundërshtuar sulmet ndaj Tripolit ndërsa kohët e fundit rimori lokacionet strategjike, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya.