Ali Murat Alhas
01 Qershor 2020•Përditësim: 01 Qershor 2020
Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë goditi sot herët në mëngjes prefekturën Ibaraki në Japoni, njoftoi agjencia meteorologjike e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate, epiqendra e tërmetit është në pjesën lindore të Ibaraki, e cila ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit Tokio. Tërmeti ndodhi 100 kilometra nën tokë.
Nuk ka raportime lidhur me viktima apo të lënduar.
Tërmeti është ndier edhe në prefekturat fqinje ndërsa agjencia nuk lëshoi alarm për cunami.