Jeyhun Aliyev
31 Maj 2020•Përditësim: 31 Maj 2020
Autoritetet shëndetësore libiane njoftuan se të paktën pesë civilë u vranë në kryeqytetin Tripoli në sulmet me raketa të kryera nga milicitë e gjeneralit renegat, Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Amin al-Hashemi, një zëdhënës i Ministrisë libiane të Shëndetësisë, pa dhënë asnjë informacion mbi të lënduarit tha se raketat goditën një zonë banimi.
Haftar intensifikoi sulmet ndaj civilëve në fillim të muajit maj, pasi ushtria libiane së fundmi fitoi avantazh në territore dhe u shkaktoi humbje të rënda militantëve të tij.
Në javën e parë të muajit maj, forcat e lidhura me Haftar-in shënjestruan vendbanimet civile, duke vrarë 15 civilë dhe duke plagosur të paktën 30 të tjerë. 14 civilë të tjerë u vranë në sulmet që shënjestruan Tripolin më 5-7 maj.
Qeveria libiane ka qenë nën sulm nga forcat e Haftar-it që nga prilli i vitit 2019, me mbi 1 mijë të vrarë në dhunë. Qeveria filloi operacionin "Stuhia e Paqes" më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.
Pas rrëzimit të sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në vitin 2015 u themelua qeveria libiane nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB).