Bota

Erdoğan largohet nga Gjermania pas konferencës për Libinë

Erdoğan mori pjesë në konferencën e cila synonte ndaljen e luftimeve në Libi, vendosjen e një mjedisi të besimit të ndërsjellë midis palëve dhe nisjen e bisedimeve për një marrëveshje paqeje permanente

Zafer Fatih Beyaz  | 19.01.2020 - Përdıtësım : 20.01.2020
Erdoğan largohet nga Gjermania pas konferencës për Libinë

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u largua nga kryeqyteti i Gjermanisë, Berlin, pas përfundimit të konferencës ndërkombëtare në lidhje me Libinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, i shoqëruar nga një delegacion zyrtarësh të lartë nga Turqia, mori pjesë në konferencën e bashkëkryesuar nga kancelarja Angela Merkel dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e cila synonte ndaljen e luftimeve në Libi, vendosjen e një mjedisi të besimit të ndërsjellë midis palëve dhe nisjen e bisedimeve për një marrëveshje paqeje permanente e cila do të bazohet në integritetin territorial të Libisë.

Që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore, dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) me qendër në Tripoli, që gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Qeveria e Libisë në Tripoli që nga muaji prill i vitit të kaluar është sulmuar nga kryekomandanti i forcave jolegjitime në lindje të vendit, Khalifa Haftar, ndërsa gjatë luftimeve në nëntë muajt e fundit kanë humbur jetën më shumë se 1.000 njerëz.

Më 12 janar, palët ndërluftuese në konfliktin libian njoftuan një armëpushim si përgjigje ndaj thirrjes së udhëheqësve të Turqisë dhe Rusisë.

Megjithatë, bisedimet për një armëpushim të përhershëm përfunduan pa marrëveshje të hënën në Moskë pasi Haftar u largua nga kryeqyteti rus pa e nënshkruar marrëveshjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın