Bota

Zaev thirrje për bashkëpunim mes Greqisë dhe Turqisë

"Të jemi të zgjuar. Shpresoj që ky (tension) nuk do të ndodh më. Sepse Turqia është fqinji juaj dhe miku ynë i mirë", u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev

Tevfik Durul   | 17.09.2020
Zaev thirrje për bashkëpunim mes Greqisë dhe Turqisë

Athinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke theksuar se Turqia është fqinje e Greqisë dhe një mike e mirë e saj i bëri thirrje qeverisë së Athinës që të bashkëpunojë me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zaev i cili ndodhej në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, për të marrë pjesë në konferencën e "The Economist", në intervistën për gazetën greke "Ta Nea" foli në lidhje me tensionet mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor.

Ai tha është duke "mbështetur" kthimin e anijes për kërkime sizmike Oruç Reis në port, duke shtuar se janë pranë politikave të paqes dhe miqësisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore.

"Nuk kemi nevojë për rritjen e problemeve"

"Nuk kemi nevojë për këtë (rritjen e problemeve). Jemi në shekullin 21 dhe duke e përjetuar revolucionin e 4-t të industrisë. Prandaj duhet të qëndrojmë të bashkuar përpara Evropës Perëndimore, SHBA-ve dhe Kinës", tha Zaev për të shtuar se qytetarët kanë nevojë për rritjen e bashkëpunimit.

"Të jemi të zgjuar. Shpresoj që ky (tension) nuk do të ndodh më. Sepse Turqia është fqinji juaj dhe miku ynë i mirë", u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me pyetjen se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan synon të bëhet lideri i muslimanëve në Evropë dhe Ballkan, Zaev tha se:

"Jo. Qytetarët kanë nevojë për liderë që i marrin përballë ata si qytetarë. Unë vij nga një vend shumëkombësh. 70 për qind e popullatës në Maqedoninë e Veriut është ortodokse ndërsa 25-26 për qind muslimanë dhe jetojmë së bashku".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın