Mohamad Misto,Levent Tok,Burak Karacaoğlu,Ömer Koparan,Selen Temizer
09 Tetor 2019•Përditësim: 09 Tetor 2019
Organizata terroriste YPG/PKK po përpiqet t'i bëjë mburojë vendbanimet civile kundër operacionit të planifikuar ushtarak të Turqisë në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë, transmeton Adadolu Agency (AA).
Terroristët që janë të pozicionuar në pikat e armatosura në qendër dhe në fshatrat përreth rajonit Tel Abyad, që ndodhet në territorin sirian përballë rajonit Akçakale të qytetit Şanlıurfa të Turqisë, kanë filluar të ndryshojnë pozicionet e tyre dhe të strehohen nëpër shtëpi duke u veshur si civilë.
Po ashtu një pjesë e terroristëve me veshje civile janë duke kryer patrullime me motoçikleta.
Një pjesë e popullatës së moshuar dhe e grave po përpiqen të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërkohë organizata të rinjtë nuk i lejon të largohen nga rajoni.
Krerët e organizatës familjet e tyre i dërgojnë me automjete në Raqqa dhe Al Qamishly.
Nga ana tjetër, njoftohet se një numër i madh i automjeteve ushtarake dhe të terroristëve nga rajonet Ayn Al-Arab (Kobani), Raqqa, Deirizor janë nisur drejt rajoneve Tel Abyad dhe Ras al-Ayn.