Bota

"YPG është duke bërë spastrim etnik"

Kryetarja e Federatës Asiriane në Suedi, Kara Hermez, ka rikujtuar se shumë organizata humanitare në rajon kanë përgatitur raporte të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të YPG-së

Atila Altuntaş  | 09.10.2019 - Përdıtësım : 10.10.2019
"YPG është duke bërë spastrim etnik"

Stockholm

Kryetarja e Federatës Asiriane në Suedi, Kara Hermez, tha se YPG-ja është duke bërë spastrim etnik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hermez shkroi një artikull për gazetën Aftonbladet të titulluar "YPG-ja nuk është mirësia e Zotit".

Ajo në shkrimin e saj iu përgjigj ashpër liderit të Partisë së Majtë, Jonas Sjöstedt, i cili pretendon se "YPG është shpresa e rajonit dhe ka krijuar një strukturë që bashkon të gjitha etnicitetet".

Hermez rikujtoi se ata janë të afërmit e të cilëve kanë mbetur në rajon.

"Partia e Majtë mund të pendohet pas mbështetjes së paplanifikuar dhe të paparashikueshme që i jep YPG-së në rajon. YPG-ja dega e PKK-së, është duke bërë vrasje, presione, shantazhe, shfrytëzimin e fëmijëve ushtarë dhe spastrimin etnik në pjesën verilindore të Sirisë", është shprehur ajo.

Hermez gjithashtu ka rikujtuar se shumë organizata humanitare në rajon kanë përgatitur raporte të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të YPG-së.

"PKK mban nën presion asirianët, arabët dhe kurdët që nuk i japin mbështetje asaj. Kryetari i Partisë së Majtë, Jonas Sjöstedt, ka pohuar se kurdët janë kundër vrasjeve të nderit dhe kanë arritur sukses në çështjet e të drejtave të grave. Grupet militante kurde u mësuan që të përfitojnë nga çështja e të drejtave të grave, sepse në Perëndim ka luftë për të drejtat e grave. Janë brenda një përpjekje të tillë që t'i duken simpatik Perëndimit", theksoi Hermez.

- "YPG nuk e mposhti DEASH-in"

Hermez më tutje theksoi se YPG nuk e mposhti organizatën terroriste DEASH.

"Shumë njerëz pohojnë se DEASH-in e mposhti YPG, por kjo nuk është e vërtetë. Pjesën më të madhe me luftën kundër DEASH-it në Siri e ka kryer ushtria siriane, por lufta kundër DEASH-it është bërë mbulesa e politikës ekspansioniste e YPG-së në rajon", u shpreh ajo.

"Partia e Majtë pretendon se qëndron në krah me të shtypurit. Është për t'u habitur heshtja e tyre në lidhje me atë që i është bërë asirianëve dhe jezidëve. Nuk dëgjuam që ta dënojnë PKK-në dhe YPG-në kur i vranë, i sulmuan dhe i bënë presion asirianëve, jezidëve", përfundoi Hermez.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın